Zgjedhjet/ Kryeprokurori Llalla: Verifikim kandidatëve të përfolur për lidhje me krimin, do hetohen rastet e kallëzuara

Postuar në 16 Prill, 2015 05:15

Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaron se prokuroria ka nisur verifikimin për të gjithë kandidatët për zgjedhjet. Deklarata u bë nga kryeprokurori pas Tryezës së Rrumbullakët me teme: “Gjykimi penal dhe Unifikimi i praktikes gjyqësore”, që zhvilloi paraditen e sotme Gjykata e Lartë në Hotel Tirana. “Për të gjithë rastet që ka kallëzim dhe normalisht do hetohen. Hetime dhe për të gjitha rastet e bëra publike kur ka dyshime të arsyeshme. Prokuroria ka hetuar dhe do vijojë të hetojë për të gjitha rastet e bëra publike”, tha kryeprokurori Adriatik Llalla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.