Ndoka ‘tradhëton’ PD-në: Të hapur për koalicion edhe me PS-në

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme Nard Ndoka ka thënë se është i hapur edhe për një koalicion me PS-në. Ai i cilësoi të ngurtësuara vendimet e PD dhe i cilësoi si të papërshtatshëm kandidatët e zgjedhur nga demokratët. “PD po tregohet e ngurtë në raport me PDK, është vënë re një mungesë serioziteti edhe nga lidershipi i kësaj partie. Nëse flasim për një marrëveshje politike, thelbi është mbështetja e të gjithë kandidatëve në të 61 bashkitë e vendit, në një kohë që PD në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar me aleatët i ka shpallur ato, disa prej tyre edhe me probleme me drejtësinë, probleme edhe qytetarët”, deklaroi Ndoka. Ai madje hapi mundësinë e koalicionit me PS. “Nuk kemi pasur kontakte me kryeministrin, për faktin që jemi ne negociata me PD, por kjo nuk na ka penguar që të jemi në kontakte edhe me PS, edhe me PSD, edhe me FRD, edhe me PBDNJ”, tha ai.
Add new comment