Mashtrimi masiv me azilin në Gjermani, zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea thotë se po hetohen disa agjenci udhëtimi

Postuar në 16 Prill, 2015 09:29

Rreth 2200 shtetas shqiptarë janë larguar nga vendi vetëm tre muajt e fundit drejt Gjermanisë, me kërkesën për azil ekonomik. Gjatë një interviste për ‘Top Channel’, zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea pohon se shtetasit shqiptarë po mashtrohen nga persona të caktuar, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet për mashtrim me pasoja të rënda. Ajo u bën apel shtetasve shqiptarë të mos mashtrohen, pasi të gjithë ata që kanë aplikuar për azil në Gjermani do të kthehen. “Në mënyrë absolute, sikurse ka thënë edhe ambasadori gjerman në intervistat e tij, asnjë shqiptar nuk do të përfitojë azil ekonomik në Gjermani. Kjo është shumë e qartë, pra do të thotë se të gjithë ata shqiptarë që kanë kërkuar azil ekonomik do të kthehen, sipas rregullave që Gjermania ka me Shqipërinë”, tha Elona Gjebrea për ‘Top Channel’

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.