Meta flet për çështjen “Doshi” e "Frroku" tek "Të Paekspozuarit": Opozita synoi destabilizimin. Ndryshim kodi për dekriminalizimin, s’bëhet politika më të fortë

Postuar në 17 Prill, 2015 02:47

Në “Ora News” tek emision "Të Paekspozuarit", drejtuar nga Ylli Rakipi këtë herë ishte i ftuar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Gjatë intervistës ekskluzive ai hodhi dritë mbi ngjarjen e fundit që trazuan politikën shqiptare, zgjedhjet lokale dhe projektet për të ardhmen. I pyetur nga Ylli Rakipi për kandidaturën e Erjon Veliaj për Tiranën, shpallur nga Partia Socialiste, Meta ka deklaruar se ka qenë një përzgjedhje e vështirë mes shumë emrash. “Përzgjedhja e kandidaturës për Tiranën ka qenë e vështirë se ka pasur jo pak kandidatë, dhe e vështirë se ishte një përgjegjësi e madhe. Ndërsa me reformën e re kjo përgjegjësi pothuajse është dyfishuar, jo vetëm për hapësirën e re, por edhe të problematikës. Prandaj kandidatin do ta shikonim si përzgjedhje për të shënuar plotësisht në shenjë, ku do të kishim një bashki të re të Tiranës. Veliaj ka punuar mirë në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, pse të mos ta kishte këtë mundësi”, ka deklaruar Meta.

I pyetur më pas nga gazetari Ylli Rakipi për ngjarjen ku u përfshi dhe Tom Doshi, Meta deklaroi se akuzat e Doshit u bënë pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PS dhe opozita tentoi ta shfrytëzonte politikisht. “Kjo ngjarje është bërë shumë publike për gati 1 muaj që ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Kjo kryesisht për investimin që bëri opozita për ta shfrytëzuar politikisht siç thotë doktori, si skandalin më të madh në këto 25 vjet. Një investim krejtësisht absurd i opozitës. Kjo akuzë është hedhur në publik, pasi deputeti është përjashtuar nga grupi i PS. Kjo ngjarje është kthyer në dëmin e opozitës dhe këto gjëra nuk janë të mira as për imazhin e vendit”, ka deklaruar Meta.

I pyetur në lidhje me rolin e Mark Frrokut në këtë çështje, Meta u shpreh se kjo çështje nuk i takon atij. “Ngjarjet që po ndodhin janë tregues që të vendosim filtra për të ardhmen që të përzgjedhim njerëz me integritet në parlament. Nuk ka asnjë rëndësi se çfarë ka thënë Mark Frroku me zotërinë. Kjo është një çështje e tij dhe e drejtësisë, nuk është e imja. Mund të mblidhen sot disa njerëz bashkë dhe të dëmtojnë dikë politikisht, duke iu premtuar gjëra. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarje ka qenë destabilizimi i vendit dhe zgjedhje të parakohshme që kërkonte Berisha. Mënyra sesi u përpoq opozita ta përdorte këtë çështje dhe marrëveshjen e saj me deputetin në fjalë tregojnë se synohej destalizimi I vendit”, ka thënë Meta.

 

http://www.oranews.tv/vendi/ekskluziveilir-meta-rrefehet-ne-te-paekspozuarit/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.