Dhuna në Kuvend/ Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Ndreun e Ndokën, pritet të jepet pretenca

Postuar në 17 Prill, 2015 06:10

Sot është mbyllur shqyrtimi gjyqësor për çështjen e Ndreut dhe Ndokës. Hetimi ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu nisi pas kallëzimit të dorëzuar më 14 korrik 2014 nga deputeti Edi Paloka, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD­së. Kallëzimi thotë se më 10 korrik 2014, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët Ndoka dhe Ndreu kanë goditur për shkak të detyrës deputetin demokrat Genc Strazimiri. Në sallën e gjyqit kanë dëshmuar deputeti Paulin Stërkaj dhe një oficer i Gardës së Republikës. Gjatë dëshmisë së tij, Stërkaj theksoi se nuk ka parë nga afër incidentin ku deputetët u përplasën fizikisht mes tyre në ambientet e Kuvendit. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i Ndreut theksoi se “s’jemi para goditjes për shkak të detyrës”. Por ai theksoi se ngjarja në fjalë ka qenë një zënkë mes deputetëve. Ndërkohë, në seancën e radhës pritet të jepet pretenca për dy deputetët. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.