14 të vdekur në Nigeri nga një sëmundje e panjohur. Ekspertët thonë që nuk bëhet fjalë për Ebola

Një sëmundje e panjohur ka shkaktuar deri më tani 14 të vdekur në Nigeri. Lajmi bëhet publik nga Komisioneri për Informim, Kayode Akinmade, sipas të cilit rastet janë shfaqur në shtetin Ondo, në jugperëndim të vendit. Simptomat e sëmundjes kanë dhimbje koke intensive, reduktim i shikimit deri në verbim të plotë, konvulsione dhe në fund vdekje. I njëjti burim sqaroi se sipas ekspertëve përjashtohet mundësia që sëmundja të jetë Ebola. “Kjo është një sëmundje që vret brenda 24 orëve”, tha Kayode Akinmade. Sipas tij, viktimat kanë patur kontakt me një kufomë, gjatë një zhavrrimi në Ondo, ku edhe nisi epidemia.
http://www.aa.com.tr/en/u/495550--mystery-illness-kills-14-i...
s.z
Add new comment