“Standard & Poor’s”/ Raporti i agjencisë së vlerësimit financiar: Shqipëria ruan nivelin e riskut

Postuar në 17 Prill, 2015 15:29

“Standard & Poor’s”, që është dhe agjencia e vlerësimit financiar, ka mbajtur në të njëjtin nivel vlerësimi riskun për Shqipërinë duke parashikuar madje se me reformat financiare të ndërmarra, vendi do të ulë me 2% nivelin e borxhit në krahasim me prodhimin e brendshëm. “Parashikojmë që tkurrja vjetore e borxhit të qeverisë shqiptare në dy vitet e ardhshme të jetë në 2% ”, thuhet në raportin vjetor të agjencisë. “Standard & Poor’s” nuk ndryshon parashikimin e mëhershëm sa i përket rritjes ekonomike për këtë vit. Sipas kësaj agjencie për periudhën 2015-2017 ekonomia shqiptare do të rritet me 3.9%, ndërkohë që borxhi publik do të zbresë nën nivelin 60% të prodhimit të brendshëm në 2018-n. Në raport thuhet se gjatë këtij viti pritet një performancë pozitive në konsolidimin e politikave fiskale dhe reduktimin e borxhit, një kërkesë kjo edhe e FMN-së.  Pozitive vlerësohet edhe mosndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në normën e interesit, që shihet nga agjencia si shenjë e gjallërimit të ekonomisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.