PD mbetet me 16 parti në koalicion, pas Ndokës dhe Gecajt grekët e MEGA largohen të kandidojnë në tre bashki

Postuar në 18 Prill, 2015 02:12

Koalicionit të Partisë Demokratike i është larguar dje dhe Partia e Minoritetit Etnik Grek, MEGA, shkruan “Panorama”. Tashmë nga 20 parti që u mblodhën më 1 prill në selinë e PD­së, kanë mbetur në koalicion 16 prej tyre. Dy ditë më parë kanë qenë Nard Ndoka dhe Mhill Gecaj që kanë deklaruar daljen nga koalicioni i PD­së dhe garimin më vete në zgjedhje. Po ashtu, dhe Sazan Guri i Aleanca Europiane Ekologjike ka vendosur të mos jetë pjesë e koalicionit, duke deklaruar kandidimin më vete në Tiranë. Dje, kryesia e MEGA vendosi përfundimin e bisedimeve me PD dhe daljen me kandidatët e saj në tre bashki, Sarandë, Finiq dhe Dropull. Në Bashkinë e Finiqit, MEGA konkurron me kryetarin e kësaj partie, Kristo Kiçon. Për sa i përket Dropullit, MEGA garon me Vangjel Ngjelo. “Partia MEGA e angazhuar t’i paraqesë të njëjtën cilësi kandidaturash sfiduese betejës së 21 qershorit është në përfundim të përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie apo për këshilltarë edhe në njësitë e tjera vendore si në Bashkinë e Konispolit, të Himarës, të Delvinës, të Gjirokastrës, të Korçës, të Vlorës”, thuhet në deklaratën e MEGA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.