Gara për Tiranën, Erion Veliaj në “Bllok” merr një takim 50 minutësh me Pandeli Majkon

“News 24” raporton se kandidati i mazhorancës për kryeqytetin, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me Pandeli Majkon, një nga rivalët e tij në garën për kandidim. Veliaj është takuar me Majkon në një nga lokalet në zonën e ish- Bllokut. Deputeti Majko ishte një ndër pretendentët e të majtës për të kandiduar për Bashkinë e kryeqytetit. Ditën kur u zyrtarizua kandidatura e Veliajt, Majko pyeti se kush do jetë në stafin e Veliajt. Rama iu përgjigj se do jenë të gjithë deputetët e Tiranës. Takimi mes Veliajt e Majkos mësohet se ka zgjatur rreth 50 minuta por nuk dihen detajet e bisedës.
Add new comment