Filialet e bankave greke në Shqipëri futen në “karantinë”. BQE ndërhyn që të mos infektohen nga kriza greke

Filialet e bankave greke të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Europës Juglindore janë këshilluar të minimizojnë riskun e infektimit nga kriza financiare greke. Gazeta prestigjioze “Kathimerini” shkruan se Bankat Qëndrore të vendeve si Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Serbia, Fyrom dhe Turqia në bashkëpunim edhe me Bankën Qëndrore Europiane kanë aktivizuar mekanizmin e “karantinës” për filalet e bankave greke duke u kërkuar të mos ekspozohen ndaj rrezikut grek, duke mos u përfshirë në transaksione, bono thesari, depozita të thesarit në bankat greke, kredi etij. Bankat qendrore të vendeve fqinje janë shumë të shqetësuara për ndikimin psikologjik që mund të ketë një "falimentim” i ekonomisë greke"në degët e bankave të saj në Europën Juglindore. Bankat greke të nivelit të dytë kanë një prani të madhe në vendet e ballkanit me rreth 2 500 filiale dhe më shumë se 40 mijë të punësuar. Në Shqipëri ka prezencë, NBG Bank me 27 filiale, Alpha Bank me 42 degë dhe Pireus Bank (Tirana Bank) me 53 filiale.
l.m
Add new comment