Zonat e lira ekonomike, bizneset përjashtohen nga taksat. Ekspertët kërkojnë të tregohet kujdes me favorizimet

Shumë shpejt në Shqipëri do të vihen në dispozicion të biznesve tre zona të lira ekonomike në Spitallë,Vlorë dhe në Koplik. Bizneset që do të bëhen pjesë e këtyre zonave do të kenë përjashtim nga disa taksa. Duke folur për “Ora News”, drejtori i Kabinetit në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Etjen Xhafa shpjegon se ky proces është ende në diskutim por bizneset që do të ngrenë veprimtarinë në këto zona do të paguajnë më pak taksa vitet e para. Kështu në draft parashikohet që të paguhet vetëm gjysma e tatim-fitimit si dhe përjashtim nga TVSH-ja . Ekspertët e vlerësojnë një nismë të tillë si një gjetje për të tërhequr investitorët por kërkojnë që të bëhet kujdes me favorizimet.
n.k
Add new comment