Trukuan ndeshjet, dënohen më 6 muaj pezullim tre futbollistë. Po presidentët e klubeve nuk dinin gjë?

Postuar në 21 Prill, 2015 11:46

Ka vendosur të ndërmarrë dënime “drastike” Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Komisioni ka dënuar sot me 6 muaj pezullim nga çdo aktivitet sportiv portierin e Flamurtarit, Ilion Lika.

Lojtari akuzohet për manipulim të ndeshjeve të këtij sezoni ndaj Kukësit dhe Partizanit. Komisioni i Etikës ka dënuar me 6 muaj pezullim për trukime ndeshjesh edhe Arben Muskajn e Partizanit dhe Ganjol Kaçulin e Elbasanit. Në një kampionat shqiptar ku vendimet për trukime nuk ka gjasë t’i marrë ndonjë futbollist pa dijeninë dhe marrëveshjet e presidentëve të klubeve, këto lloj dënimesh nuk ndreqin e korrigjojnë asgjë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.