Ambasadori Lu takon Ismail Kadarenë. Një flamur shqiptar do ngrihet mbi Capitol Hill për nder të tij

Është një diplomat që ka patur një vit kohë dhe ka vendosur të mësojë shqipen në kohë rekord, para se të merrte detyrën zyrtarisht. Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu nuk mund të humbiste rastin për të takuar një nga mjeshtrat e gjuhës dhe letërsisë shqipe, shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. “Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë dhe një thesar kulturor për Shqipërinë. Ndihem i nderuar për mundësinë që mu dha për ta njohur nga afër,” thotë Lu.
Takimi zhvillohet sonte, ndërsa është konfirmuar që flamuri shqiptar do të valëvitet jashtë kongresit të Shteteve të Bashkuara, në nderim të shkrimtarit tonë. Ceremonia është traditë në Capitol Hill, për të nderuar kongresmenë dhe senatorë të shquar, por këtë herë do të jetë e veçantë.
a.k
Comments
Obobobo! Ardian Vehbiut paska
<p>Obobobo! Ardian Vehbiut paska per t'i pushuar zemra. Me vjen keq se kombi do te humbase nje kollos te mendimit rreth asgjese.</p>
Add new comment