Rama konfirmon natyrën pragmatiste të tezave "nacionaliste". Akuzon shtete të BE-së se vonojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë

A është e paragjykuar Shqipëria në Bruksel? Nga sa deklaroi kryeministri Rama, ky steriotip vijon të mbajë larg Europës Shqipërinë që për parametrat e kryeministrit Rama I ka përmbushur kushtet për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. “Jemi shumë të vetëdijshëm se Europa është në një moment tepër të veçantë, pavarësisht se çfarë themi ne dhe çfarë thonë ata nuk kemi të bëjmë thjesht me një vendim teknik, por më shumë me një vendim politik, që lidhet me egon e shumë shteteve, interesa personale apo këndvështrime egocentrike. Gjëja e rëndësishme është se ne jemi gati për çeljen e këtyre negociatave”-ka theksur Rama pas samitit të kryeministrave të rajonit që u mbajt në Bruksel. Ndonëse i quajti keqkuptim dhe nxjerrje nga konteksti deklaratat e tij për bashkimin me Kosovën, gjuha e kryeministrit shqiptar është është pjesë e filozofisë së politikës së jashtme që ka adoptuar qeveria shqiptare për zero probleme me fqinjët dhe reciprocitet në marrëdhëniet me jashtë. Kryeministri shqiptar megjithatë nuk nguron të akuzojë Europën për nacionalizëm. “Ballkani ka pasur gjithmonë nevojë për Europën, por edhe mënyra se si Europa do të arrijë të ndalojë që strategjitë nacionaliste të prevalojnë mbi ëndrrën tonë të sinqertë dhe të ligjshme për të qenë pjesë e një familje e madhe, në mënyrë që kjo ëndërr të mos orientohet nga fryma nacionaliste”-është shprehur Rama.
Comments
Rama vonon reformat ne

Rama vonon reformat ne Shqipni dhe kerkon negocjata.

Kush mbete ne klase, perserite klasen.

C'fare hapjesh kerkon ky

C'fare hapjesh kerkon ky teveqel nga analet e BE-se kur vete jep deklarata qe bien ne kundershtim si me interesat e shtetit shqiptar po ashtu me ato te Evropes.

Mendoj se deklaratat per

Mendoj se deklaratat per bashkim duhen ndjekur me hapa konkrete, duke filluar nga ai i largimit me BE-ne. BE-ja nuk eshte zgjidhja per Shqiperine, eshte problemi. Thjesht nuk kemi nevoje per te! I pame "mrekullite" qe kreu me Greqine, Italine, Portugaline, Irlanden dhe shume shtete te Lindjes si Rumania & Bullgaria, qe jane shenderruar ne koshe pleherash te boshtit te industrializuar komunitar, te udhehequr nga Gjermania, Britania, Franca, Spanja e Italia.

Duhet zhvilluar vendi me parametrat tane, jo ata te imponuar nga BE-ja; duhen legalizuar bimet mjekesore padrejtesisht te quajtura drogera, per te mbushur ne menyren me natyrore te mundshme arkat e shtetit shqiptar; duhen shkrire kufijte qe na ndajne nga komunitetet e tjera etnike shqiptare, ne Kosove, Mal te Zi, Serbi, Maqedoni e Greqi, ne menyre qe shkembimet tregtare, kulturore, traditore, shpirterore sot dhe bashkimi i mundshem nen flamurin kuq e zi te nje shteti te madh neser, te behen realitet i pakundershtueshem!

Duhen forcuar lidhjet me shtete qe Europa i ka tmerr, si Irani, India dhe Kina! Te shihet mundesia e dhenies me koncesion afatmesem te porteve dhe aeroporteve shqiptare, tek grupet e fuqishme kineze; nje mundesi qe do ta shenderronte Shqiperine ne nje shtet kyç ne kontinent. Kur te kemi perparuar mjaftueshem ne keto drejtime, do te jete BE-ja qe do te na lutet per integrim. Integrim qe per mua duhet refuzuar me miresjellje, siç e refuzoi para ca muajsh Islanda; siç vazhdon ta refuzoje Norvegjia dhe Zvicra.

Nga integrimi do te perfitonim shume pak duke humbur teper; nga te qenit sovrane do te perfitonim shume te gjithe!

Leonard L.

Add new comment