Imigracioni në Mesdhe, presion ndërkombëtar dhe më shumë solidaritet financiar për t’i bërë ballë krizës

“Agjencia e lajmeve “AFP” trasmenton se Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka kërkuar një bashkëpunim më të madh për t’i bërë ballë krizës së imigracionit në Mesdhe dhe konfirmoi se kontrabandistët duhet të sanksionohen. Thirrjet për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar dhe për më shumë solidaritet për t’i bërë ballë krizës së imigracionit në Mesdhe janë bërë të shumta, para një samiti të jashtëzakonshëm që do të mbahet nesër pas mbytjes së një peshkarexhe të ngarkuar me qindra imigrantë në brigjet e Libisë. Të 15 vendet anëtare shprehën gjithashtu mbështetjen për vendet pritëse dhe rekomanduan intensifikimin e koordinimit të përpjekjeve për riforcimin e përgjigjes për këtë krizë dhe për të mbrojtur imigrantët nga trafikantët. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker u kërkoi më shumë solidaritet financiar kundrejt vendeve evropiane të prekura nga imigracioni masiv në Mesdhe. Presidenti francez, François Hollande u kërkoi evropianëve të marrin masa përballë numrit të madh të imigrantëve të vdekur në Mesdhe, çështje që janë bërë të padurueshme për planet humanitare dhe politike. Kryeministri britanik, David Cameron theksoi se dëshiron ndalimin e imigrantëve për të marrë detin, me qëllim për t’i dhënë fund këtyre ngarkesave të vdekjes. Ai mbështeti vendimin për t’i dhënë fund operacionit italian të shpëtimit të imigrantëve “Mare Nostrum”, braktisur në muajin tetor, pasi anëtarët e Bashkimit Evropian duke përfshirë dhe Britaninë e Madhe, refuzuan të merrnin pjesë koston e saj operacionale.
Comments
KjoTRAGJEDI verteton
<p>KjoTRAGJEDI verteton FALIMENTIMIN E VENDEVE KU SUNDOHEN NGA LIGJET FETARE.</p>
Add new comment