Guvernatori Sejko tek “Zëri i Amerikës” tregohet optimist për ekonominë: Parashikimet e vitit 2015 janë për një rritje më të lartë

Postuar në 23 Prill, 2015 01:59

“Zëri i Amerikës” thotë se guvernatori i Bankës së Shqipërisë është optimist se ekonomia shqiptare po ecën në drejtimin e duhur për të arritur parashikimin e një rritje prej tre përqind gjatë këtij viti. Genti Sejko, i cili po merr pjesë në takimet e Bankës Botërore dhe FMN-së thotë se institucioni që ai drejton po merr masa për të zgjidhur problemin e kredive të këqija me qëllim rritjen e nivelit të kreditimit të ekonomisë. “E rëndësishme është që rritja eknomike e 2014, ishte më e lartë se sa ajo e viti 2013. Ne kemi patur një rritje ekonomike prej 1.4 përqind në vitin 2013, dhe këtë viti kishim parashikuar si Bankë e Shqipërisë një rritje në nivelin e 1.8 përqind, ndërkohë që qeveria shqiptare dhe FMN-ja kishin parashikuar një rritje të 2 përqind. Kjo shifër tregon, pavarësisht nga diferenca e vogël që viti 2014 shënoi një rritje ekonomike progresive në krahasim me vitin 2013 dhe kjo është një shenjë e mirë për ekonominë shqiptare. Parashikimet për vitin 2015 janë për një rritje më të lartë”, tha Sejko për “Zërin e Amerikës”.

 

http://www.zeriamerikes.com/content/article/2730375.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.