Intervistë e kryeministrit në gjermanen “Stuttgarter Zeitung”: “Kemi krijuar partneritet të ri me Serbinë”

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gjermanen “Stuttgarter Zeitung” përmes së cilës ka shprehur disa konsiderata dhe qëndrime për ecurinë e deritanishme të Shqipërisë. Rama është pyetur edhe për marrëdhëniet në rajon, me fokus sidomos te Serbia. “Kemi pasur një konferencë tepër të suksesshme me “Ballkanin Perëndimor 2014” në Berlin. Ishte hera e parë që tetë liderë të rajonit takoheshin dhe nuk debatonin për të shkuarën, por diskutonin për të ardhmen. Organizatorja, Kancerlarja Angela Merkel, na ka treguar rrugën e duhur. Tani kemi nevojë për një zgjerim të procesit të Berlinit në Vjenë, kemi nevojë për foto më të bukura familjare. Duhet të ecim përpara dhe kemi nevojë për rezultate. Sa i përket Serbisë, dua të theksoj se vendet tona punojnë ngushtësisht së bashku. Kemi krijuar një partneritet të ri pas vitesh konflikti dhe urrejtjeje”, tha kryeministri.
s.z
Add new comment