Strategji e re për kompensimin e pronarëve. Synohet ulja e faturës dhe kostove në buxhet

Postuar në 23 Prill, 2015 14:11

Qeveria shqiptare parashikon të adoptojë një strategji të re për kompensimin e pronës me prirje uljen e faturës. Revista “Monitor” referon burime nga qeveria sipas të cilave aktualisht është ngritur një grup pune, nën drejtimin e zv.kryeministrit që do të bëjë vlerësimin e kostove totale të kërkesave për kompensim. “Rishikimi i skemës së kompensimit është e vetmja mënyrë për ulur rrezikun fiskal që po krijon kompensimi i pronave për financat publike. Fondi Monetar Ndërkombëtar në dy vitet e fundit ka shtuar shqetësimin rreth faturës së lartë, që është krijuar në buxhetin e shtetit nga vendimet e gjykatës së Strasburgut për kompensimin e pronave në favor të shtetasve shqiptarë. Fatura e shlyerjes së këtyre detyrimeve pritet të arrijë në 3 miliardë lekë këtë vit, shumë kjo e papërballueshme për kapacitetet e buxhetit”, raporton “Monitor”.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.