Armeni, përkujtohen viktimat e masakrave të vitit 1915, Obama shmang me mjeshtëri termin genocid

Postuar në 24 Prill, 2015 05:06

Ceremoni të ndryshme kremtuese kanë nisur në Armeni me rastin e 100-vjetorit të masakrave të vitit 1915. Vrasjet masive të xhonturqve, për Armeninë nuk mund të përkufizohen veçse si genocid, por, Turqia këtë fjalë nuk e pranon.  Ngërçi i ka tensionuar prej kohësh marrëdhëniet mes dy vendeve. Ankaraja mohon edhe shifrën e 1.5 milionë të vdekurve, për të cilën armenët shprehin bindje të plotë. Në nder të viktimave, në memorialin kushtuar atyre në periferi të kryeqytetit armen Erevan, u vendosën kurora me lule e u mbajt një minutë heshtje. Sa për deklaratën e Barak Obamës, të cilën Ankaraja e priste me shumë ankth, ajo ishte tepër diplomatike. Shefi i Shtëpisë së Bardhë iu referua vrasjeve si një prej mizorive më të mëdha të shekullit XX, duke shmangur me shumë mjeshtëri termin genocid. 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Kalifatin Islamik ISIS e mbeshtesin dhe e furnizojne Barak Obama dhe Erdogani. Prandej nuk ka se si Obama te pohojne GJENOCIDIN ARMEN nga xhontruqit.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.