Hija shqiptare dhe shkëlqimi maqedonas i Shkupit. Ura e Gurit simboli i lidhjes së shqiptarëve që jetojnë në anën e majtë, e popullsisë maqedonase në anën e djathtë të kryeqytetit

Në një reportazh të shkurtër në portalin “oldskopje.net” thuhet se Ura e Gurit për shekuj ka dominuar panoramat e Shkupit. Është konsideruar si simboli më impozant që lidh dy brigjet e Vardarit. U shërben këmbësorëve për të kaluar prej pjesën së vjetër në pjesën e re dhe anasjelltas. Ura e Gurit paraqet objekt me teknikë të jashtëzakonshme ndërtimi, dhe për shkak të saj është ruajtur mirë. Kjo urë i posedon karakteristikat e ndërtimit osman, pra i ka të gjitha elementet e një ure osmano-turke. Dy anët janë zgjeruar dhe urbanizuar me kalimin e shekujve. Së fundi, Shkupi i ri ia ka marrë shkëlqimin të vjetrit. “Sot Ura e Gurit paraqet simbol të lidhjes dhe shkëmbimit kulturor, tradicional, gjuhësor e fetar, duke qenë se pjesa dominuese e popullsisë shqiptare të Shkupit jeton në anën e majtë, ndërsa pjesa dominuese e popullsisë maqedonase në anën e djathtë të kryeqytetit”, thuhet në uebfaqen “oldskopje.net”, që ofron të dhëna të detajuara në tri gjuhë - shqip, maqedonisht dhe anglisht - për historinë e qytetit të vjetër. “Jo rastësisht qytetarët Urën e definojnë si urë të lidhjes, dhe jo të ndarjes së popujve që e përbëjnë imazhin multietnik e multikonfesional të Shkupit”.
Comments
Njena ane e ures i bjen
<p>Njena ane e ures i bjen fyllit e na tjeter i bjen kavallit. Keshtu bahet orkester. Ha,ha,ha.</p>
Njena ane e ures i bjen
<p>Njena ane e ures i bjen fyllit e na tjeter i bjen kavallit. Keshtu bahet orkester. Ha,ha,ha.</p>
Add new comment