Rama: Halimi burrë i mirë, por shumë i lodhur - Kosova i përgjigjet kryeministrit: Rama gjithmonë e ka vlerësuar punën dhe personin tim

Postuar në 25 Prill, 2015 04:40

Halim Kosova, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama se është shumë i lodhur. “Nuk e kam dëgjuar Edi Ramën, por di që Rama gjithmonë e ka vlerësuar punën dhe personin tim. Unë i kam hyrë kësaj gare i vendosur dhe nuk merrem me çfarë thotë njëri apo tjetri. Kur të jem në Bashkinë e Tiranës do ia shtrij dorën e bashkëpunimit kujtdo sepse më interesojnë qytetarët,” tha Kosova. Kandidati demokrat e kishte një thirrje edhe për ata që po largohen jashtë vendit. “U bëj thirrje atyre që po përgatisin valixhet që të ikin, që t’i hapin dhe të varin rrobat në varëse. Jam i vendosur që së bashku të rikthejmë shpresën,” tha Kosova. Gjatë një interviste televizive, kryeministri Edi Rama u shpreh kështu për Kosovën: “Ky doktori tjetër është burrë i mire, por shumë i lodhur. Kështu që, nuk besoj se Tiranës i duhet një njeri që sado i mirë qoftë, në këtë fazë mund të drejtojë një azil pleqsh, por jo kryeqytetin”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.