Gonxhe në garë për këshillin bashkiak të Tiranës për PDK-në e Ndokës?

Blendi Gonxhe i është rikthyer politikës aktive duke u bërë pjesë e garës për zgjedhjet e 21 qershorit. Kështu shkruan “shqiptarja.com” që në një artikull të saj evidenton se Gonxhe garon për këshillin bashkiak të Tiranës në siglën e Partisë Demokristiane të Nard Ndokës. Ai është i pari në listën e kandidatëve për këshilltarë të PDK-së në Tiranë. Blendi Gonxhe është protagonist i lëvizjes së dhjetorit’91 dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës në vitet 2000. Ai ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, në kohën kur Edi Rama ishte kryetar i saj.
Për më shumë: http://shqiptarja.com/Politike/2732/blendi-gonxhe-rikthehet-ne-politike-i-pari-ne-liste-per-keshillin-e-tiranes-288061.html
n.k
Add new comment