Ndryshime në strukturat drejtuese, Ardian Çipa ikën nga drejtoria e policisë së Tiranës, e zëvendëson Ervin Hodo

Lëvizje të tjera të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Mësohet se Ervin Hodo do jetë drejtori i ri i Policisë së Tiranës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Ardian Çipën, i cili do të kalojë si zëvendësdrejtor i Krimeve të Rënda. Ndryshime të tjera që bëhen pas largimit të drejtorit të Përgjithshëm, Artan Didi dhe zëvendësimit të tij nga Haki Çako, janë disa lëvizje paralele, ku Neritan Nallbati do të kalojë nga policia e Elbasanit si drejtor i Policisë së Fierit, duke u zëvendësuar nga Alfred Çepe në Policinë e Elbasanit. Ndërkohë është ngritur një grup pune për të verifikuar urdhrat e dhëna nga Artan Didi, pas ankesave për transferimet dhe shkarkimet e policëve.
a.k
Add new comment