Nuk gjenden në tezga/500 mijë vaksina anti-CoVid-19 nga Kina me rastin e ditëlindjes së Vuçiç
Punonjës mjekësor në Serbi duke treguar dozë të vaksinës kineze, Beograd 19 janar 2021
Lideri kinez Xi Jinping ka vendosur të dërgojë në Serbi 500 mijë doza të vaksinës anti-CoVid-19, “Sinopharm”, dërgesë e cila sipas mediave serbe do të bëhet më 5 mars, kur është edh ditëlindja e presidentit Aleksander Vuçiç.
Nuk kuptohet se cili është çelësi i suksesit të Serbisë në këtë fushatë vaksinimi masiv ku edhe BE-ja ka mbetur pas, ndonëse prodhuesit janë kryesisht në Europë.
Ajo që kuptohet fare mirë është fakti se kur kryeministri i vendit tonë na thotë se vaksinat është vështirë t’i gjesh, në fakt po na thotë se ai nuk po i gjen dot dhe se për vaksinën ruse dhe kineze, as u kujtua të negocionte, sepse do të shitet si europiani i fundit.
Në fakt jetët po ikin, spitalet po mbushen dhe llafet e z. Rama po shtohen. Përditë. Për fat të keq z. Rama e ka ditëlindjen në korrik, që është shumë larg për të shpresuar edhe ne te mirësia e Xi Jinping, apo kortezia e Putinit për ndonjë dhuratë si kjo që po I bëhet Vuçiçit.
Add new comment