Dhoma Amerikane e Tregëtisë anketon biznesin. 56% e kompanive nuk u favorizuan nga sistemi i taksave në vitin 2014, investimet e huaja në rënie

Ndryshimet e ndërmarra nga qeveria në sistemin e taksimit gjatë vitit 2014 janë vlerësuar negativisht nga biznesi. Një anketim i kryer nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë jep të dhëna jo shumë inkurajuese për ecurinë e ekonomisë vitin e kaluar. 56% e biznesit e vlerësoi si të pafavorshme politikën e taksave, 32 % u deklaruan neutral, ndërsa vetëm 8% i panë taksat e vendosura nga qeveria si të favorshme. Tregues të tjerë që u analizuan ishin ekonomia informale, monopolet dhe konkurrenca e pandershme. 12.1 për qind e kompanive të pyetura thanë se klima e të bërit biznes ka qenë aspak e favorshme, 32,7 për qind e vlerësuan si jo të favorshme, 42.2 për qind dhanë vlerësim neutral dhe vetëm 13% qind e kompanive u shprehen të kënaqura me klimën e biznesit. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj pranoi se nga 34% që zinte dikur volumi i investimeve të huaja në Prodhimin e Përgjithshëm Bruto, në vitin 2014 ky tregues me shumë vëshirësi kapi nivelin e 20.9 për qind. Po ashtu biznesi ka vlerësuar se klima politike pavarësisht përmirësimit nuk e ka ndihmuar ekonominë të ecë me ritme të larta. Vetëm 17 për qind e kompanive kanë thënë se klima politike në Shqipëri ka qenë e favorshme.
l.m
Comments
Mire tju behet ! Zgjidhni
<p>Mire tju behet ! Zgjidhni komunistet prap. Palaco popull</p>
Add new comment