Homologu gjerman i Tahirit, Maziere: Asnjë shans pas azil ekonomik. Fluksi i madh mund të sjellë pasoja për Shqipërinë

Postuar në 28 Prill, 2015 03:52

Fluksi i muajve të fundit i shqiptarëve që kërkojnë azil ekonomik në Gjermani ka çuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në Gjermani, ku ai ka patur një takim me homologun Thomas de Maiziere. Ky  i fundit e bëri të qartë se nuk ka asnjë shans për të fituar azil në Gjermani. Duke e cilësuar një shqetësim të madh, Maiziere tha se numri i larte i azilkërkuesve mund të prodhojë pasoja për vendin tonë. Nga ana e tij, ministri Tahiri shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për ndalimin e azil kërkuesve të paligjshëm, duke prezantuar masat që ka marrë policia shqiptare në pikat kufitare, apo në hetimin e grupeve që mashtrojnë shqiptarë duke u premtuar azil, si dhe kërkoi gjithashtu shkurtimin e procedurave të përpunimit të kërkesave nga pala gjermane.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.