Strasburgu vendos: Delijorgji është mbajtur padrejtësisht në burg, shteti ta dëmshpërblejë me 15600 euro

Sipas Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut me bazë në Strasburg, mbajtja në burg e Mihal Delijorgjit nga data 24 nëntor 2010 deri më 12 mars 2012 është në shkelje të ligjit dhe kërkesa e bërë prej tij në Gjykatë për lirim nuk është shqyrtuar me shpejtësinë e duhur. Kjo ka bërë që Strasburgu të vendosë se Delijorgji duhet të dëmshpërblehet nga shteti shqiptar me 15.600 euro për mbajtje në burg tej afateve të parashikuara me ligj. Kompania e tij e grumbullimit të skrapit Albademil, me bashkëfajësinë e shtetit shqiptar, shkaktoi në mars 2008 katastrofën e Gërdecit, ku humbën jetën 26 banorë të fshatit, qindra të tjerë u plagosën, mijëra familje humbën shtëpitë, pronat dhe toka bujqësore e tyre u bë e papërdorshme për vite me radhë. Tani shteti duhet të dëmshpërblejë biznesmenin për padrejtësinë e bërë.
a.k
Comments
Tani kjo fature le t'i
<p>Tani kjo fature le t'i kalohet Keeshillit te Larte te Drejtesise ose me shkurt Kupoles Mafioze te (zh)Drejtesise Shqiptare!</p><p>Laonard L.</p>
Add new comment