"Shekulli” “fton” Blushin të largohet nga PS. Ose “të bëjë stazh te LSI-ja e Ilir Metës”

Ka ngritur një tymnajë jo të vogël deputeti Ben Blushi, me kritikat e veta, apo edhe me akuzat për paaftësi ndaj qeverisë aktuale. Por duke qenë se jetojmë në një vend të cilin e kemi njohur që në lindje në gjendje për faqe të zezë, edhe reagimi për problemet e qeverisjes, po del në plan të dytë. Dhe është interesant se problemi “Blushi” po rimerret në këndvështrimin sesa ai prek stabilitetin e të majtës. Apo Unitetin më mirë. Fillimisht PS-ja kërkoi të zhurmonte përmes reagimit të ndonjë deputeti; kryeministri u përpoq të injoronte, deputeti tjetër i “akuzuar” Kokëdhima e anashkaloi, por gjithsesi vërejtjet janë aty dhe mund të thuhet se disa prej tyre “kanë ngjitur”. Me këtë rast, “Shekulli”, gazeta e Kokëdhimës i është vënë sot “me laps në dorë” Blushit, duke qëmtuar me penën e Genc Burimit, kontradikta në karrierën dhe qëndrimet e Blushit. Dhe ja se çfarë thotë ndër të tjera Burimi: “Blushi përpiqet të krijojë diversion në opinion duke u përpjekur të shkaktojë shizëm në rradhët e partisë së tij, por veçse një flluskë sapuni po krijon. Janë të rrallë ata që krijojnë shizma. Janë ata që kanë teori dhe trupa. Blushi ka vetëm Lapsin...Të bëjë një stazh tek Ilir Meta. Lideri i LSI-së në mungesë të ideve origjinale dhe trupave, kur u nda nga PS-ja e Fatos Nanos, pati të paktën kurajon. Fjalë e huaj kjo për Benin që s’di të eci vetë”. Një ftesë që Blushi të ikë vetë, ose të kalojë te LSI-ja, meqenëse siç po duket PS-ja nuk do të ndërmarrë ndonjë nismë për ta hequr deputetin në fjalë.
s.z
Comments
Janë të rrallë ata që
<blockquote><p><span style="font-family: sans-serif; font-size: 14.3999996185303px; line-height: 24.4799995422363px;">Janë të rrallë ata që krijojnë shizma. Janë ata që kanë teori dhe trupa. Blushi ka vetëm Lapsin...Të bëjë një stazh tek Ilir Meta. Lideri i LSI-së në mungesë të ideve origjinale dhe trupave, kur u nda nga PS-ja e Fatos Nanos, pati të paktën kurajon. </span></p></blockquote><p>Nje mendim i shendoshe dhe i denje per nje parti te hapur, konkuruese, dhe demokratike. I mbyllur me vleresimin per partnerin strategjik dhe shume te nderuar, Hiresine e Tij Like Floriri. </p>
Add new comment