Agim Baçi i shkruan letër të hapur Mustafa Nanos: Nuk dua as ta besoj se mund të jesh në një krizë dhe të duhet diçka që provokon

Postuar në 28 Prill, 2015 08:48

Padyshim, jo të gjithë janë dakord me një një “show për jofetarë”. Dhe Mustafa Nano, autori i shfaqjes: “Dhe profetët dinë të puthin...” padyshim që e di mirë një gjë të tillë. Dhe në mos pret ta “kryqëzojnë”, (jo si Krishtin) të paktën është në pritje të reagimeve kundra. Vetëm pak ditë pas shfaqjes në fjalë, dhënë në Universitetin e Arteve, ka ardhur dhe një reagim publik, por jo kundër tij si person, madje, sipas këndvështrimit tim, as kundër ideve të tij. Por gjithsesi parë nga një pikë tjetër, në mendime front me njëra-tjetrën, të krijon shpejt idenë e asaj që thotë vetë autori i këtij reagimi se: “kur ty të bie hija e agimit, dikujt tjetër i bie hija e perëndimit”.

“I dashur Mustafa”, e fillon shkrimin e tij të botuar në “Panorama” Agim Baçi, gazetar e kritik letërsie. Dhe për ta mbyllur atë që e ka konceptuar në formën e një “letre të hapur” ka zgjedhur të shkruajë: “Me bindje në mirëkuptimin tuaj”. Preferova ta nis me hapjen e mbylljen e letrës, ndoshta si për të bindur më parë veten, se në një replikë të tillë, ashtu si dhe në shfaqen e dhënë të premten mbrëmë publikisht, vlen gjithçka. Pra jemi në një debat të hapur.

Pas hyrjes miqësore të tij, Agim Baçi, ka preferuar të sjellë si model, historinë me studentët e tij të një filozofi fort të njohur kanadez, William Gaidner, i cili lajmit të tyre se kishin formuar një shoqatë ateistesh u kundërvuri pyetjen: “Ç’është mendja dhe ku ndryshon ajo nga truri?” Gaidner shtoi edhe një pyetje të dytë: “Mendja është materiale apo imateriale?” Baçi shkruan se studentët iu përgjigjën se mendja dhe truri janë gjëra të ndryshme, e para është materiale dhe i dyti imaterial. “Por, veprimi, lëvizja kryhet pasi truri urdhëron nervin, por kjo ndodh pasi më parë mendja e ka dhënë këtë urdhër” - vazhdon historia. A fillon ngërçi këtu...? Me siguri, ose të paktën, ndoshta. Sipas asaj që shkruan Agim Baçi, profesor Gaidner i pyet studentët e tij se si është e mundur që mendja imateriale urdhëron trurin material, pra, si është e mundur që imaterialja të urdhërojë materialen? E kështu, sipas filozofit Gaidner, Zoti, si një vullnet absolut, imaterial, ka mundësi të ekzistojë dhe të urdhërojë gjithçka: universin, njeriun, krijesat etj. Megjithatë Gaidner u tha studentëve se ndoshta edhe ai mund të gabojë, por arsyetimi tij është më i drejtë sesa ai i tyre.

Si ka rrëfyer këtë histori të shkurtër, Baçi shkruan se edhe ai mund të gabojë, duke i drejtuar Nanos një letër publike. “Por besoj se show­monologu yt publik duket se kërkonte me këmbëngulje hapjen e një debati”, shton ai. Megjithatë, për të, të tillë debatues sot në botë janë periferikë, të papërfillshëm e sidomos të pareferueshëm nga rrethet shkencore. E në këtë pikë, arsyetimit nëse Zoti ekziston, Baçi referon se ky debat i duhet lënë në dorë filozofëve, akademikëve, sociologëve dhe antropologëve.

-Po gazetarëve? - do të pyesja unë. - ...përderisa jetojmë kohën e mendimit të lirë e pa censurë...?

Dhe të rikthehemi po te debati mes tyre. “Unë nuk dua të besoj se jeni pjesë e një platforme e përhapjes së ateizmit, si fe e së ardhmes”, i shkruan Baçi mes të tjerash Nanos. E për ta përforcuar, apo më mirë për ta goditur në kokë atë që kërkon të thotë, Baçi shprehet më hapur kur shkruan: “Nuk dua as ta besoj se mund të jesh në një krizë dhe të duhet diçka që provokon, që sjell debat”.

Në fund të reagimit të tij publik, Agim Baçi si përforcon mendimin se gjithnjë ka besuar se bukuria e kësaj bote është të qenët kaq të ndryshëm, shkruan: “Në letrën time drejt jush nuk ka asnjë synim t’ju kërkoj të ndryshoni bindje. Dëshiroj shumë që, gjithkush që mendon ndryshe nga ju, të shohë te ju thjesht një person që guxon të thotë gjërat që mendon”.

Leonard Veizi

Comments

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

Leter e bukur e Baçit por Nano nuk kerkon te beje propagande ateiste.

Nano thjesht don te thote:  Atdheu para fese/feve.

Duke pare debatin per Janullatosin, mobilizimet e disa myslimaneve per te luftuar ne Siri,etj, protestat e cuditshme te shqiptareve ne Maqedoni ne mbrojtje te Turqise e Erdoganit, etj,etj ngjarje te vogla te perditshme, rrjedh se eshte teresisht aktuale te shtrohet pyetja : "Fe dhe atdhe"  apo "Atdhe dhe fe".

Nano zgjedh te dyten dhe ben mire. Keshtu bene dhe Rilindasit dhe nxorren nje komb ne drite.

Nano megjithate nuk i di mire punet e fese. Megjithe show-n , megjithe se ka shkruar nje liber te tere, ai akoma nuk e ka kapur thelbin e fese ne Shqiperi. Vjen verdalle e verdalle ,ben dhe efekte me bibilusha  e çuna, por tek thelbi nuk arrin dot. Sepse duke lexuar nja tre kater libra nuk behesh dot, por edhe po te lexosh me shume nuk behesh nese nuk je. Dhe Nano nuk eshte nga soji i mendimtareve.

Much Nano eshte nje i pergjysmte ne te gjitha pikveshtrimet. Megjithate buono per albania.

Submitted by Epiroti (not verified) on

@ Nelo Cipini. Atehere Nano te mos merret me keto brockulla neper kinoteater (ne rast se rezulton te jete atdhedashes kundra feve) por te loboj kundra spiuneve qe sjell SHBA-ja mormone e protestante qe bredhin me canta mbi supe sikur debatikasit me trakte ne to dhe e kane mbushur Shqiperine me 10-ra kisha neper cdo lagje qyteti.

Si bie qe amerikanet fetare ecin para po ashtu edhe fqinjet tane qe jane fetare dhe vetem shqiptaret ''ateiste'' ecin mbrapa? As Erion Velia me Edvin Ramen qe jane ne krie te pushtetit nuk po na bejne derman si protestant qe jane (packa se duan te heqin me amerikane se keta te fundit) biles levizja mjaft ishte levizje protestantesh qe e financoi SHBA-ja.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne KRIZE Muçua !?! Ç’thua mo? - Mire qe nuk i thone i çmendur, sepse pa ofenduar asnjeri guxoi te thoshte lirisht mendimin e vet.

Dikur kur dojshin te mos vritshin, te mbyllshin ne çmendine per mendime ndryshe. Bile ka edhe sot neper bote qe te vrasin ne format ma te tmerrshme duke u bazue ne Ligjet Fetare. Prandej ketu ne prendim Besimin Fetar e konsiderojne pune personale, kurse ne trojet shqiptare Besimi Fetar asht mbi Shtetin. Asnje nepunes "Shteti" nuk guxon te kontrolleje se çka u mesohet nxansve shqiptar ne shkollat fetare ku permateper ngrihet flamuri i shtetit qe i financon ne perkujtim fitoreve te ushtrive te perandorise paraardhese.

Por Nje Muço eshte pak, ashtu si "Nje dallandyshe nuk sjell pranveren".

Submitted by ILIRET (not verified) on

Shembull: -Truri dhe idete tona.Duhet te dime te transformojme formulen e pergjitheshme abstakte ne nje formule konkrete.

Materialisti do ta percaktoj trurin ashtu sic eshte, material, dhe idete tona, te percaktuara si mendim. Ai arsyeton duke thene:-Eshte truri, materiali, qenia, ai qe prodhon idete tona, mendimin. Nese nuk ekziston truri, nuk ekziston as mendimi. Vdes truri, vdes edhe mendja.

Poeti shkruan sepse shtyhet nga frymezimi. Po a eshte e mjaftueshme per te spjeguar pse poeti shkruajti per kete gje dhe jo per dicka tjeter? Jo. Poeti ka patjeter mendime ne koke, por eshte edhe nje qenie qe jeton ne nje ambient te caktuar. Pra shohim qe faktori i pare, ai qe e furnizon poetin ne jeten e tij, eshte shoqeria dhe ambiente material ku ai jeton, me pas faktori i dyte, jane idete qe poeti ka ne tru.

Pra nga keta shembuj duket qe ateisti ka te drejte te mendoje se e para eshte qenia pastaj idete. Se pa tru nuk ka mendje dhe pa jetuar ne nje ambient nuk mund te hedhesh ne leter asnje ide.

Prandaj lere Nanon te mendoje, sic e ndjen ai, sepse eshte e sigurte qe nuk eshte i vetmi.

Te shkruara qe ne shekullin e XVII nga Paul Henri Thiry d'Holbach.

Submitted by katarakti (not verified) on

Mendja eshte prodhim i trurit. Kush nuk ka tru as nuk mendon dot, as nuk ka mendje. Ekzistenca e Zotit, e shpirtit etj etj jane koncepte qe kane ngjallur debate qe ne lindjen e njerezimit. Por qe nuk kane marre kurre nje pergjigje bindese dhe perfundimtare. Dy gjera jane teper te nderlikuara ne kohen e sotme: truri me 100 miliard neuronet e tij dhe universi me 100 miliard (!) galaksite e tij. Pikerisht duke njohur kete kompleksitet te botes se gjalle dhe universit, ne Perendim eshte forcuar rryma e agnostikeve, te atyre qe pohojne se askush nuk di gje. Askush nuk ka monopolin e se vertetes. Ne fakt agnosticizmi po i shton rradhet e tij duke u marre kontigjente te rendesishme si turmave fetare, po ashtu edhe ateisteve. Pasi shkenca nuk mund te spjegoje shume dukuri te jetes, ndersa feja mbetet nje dogme qe shpjegon gjithçka me lehtesine me te madhe: - E ka bere Zoti!!!! E çuditshme eshte se ne Perendimin e zhvilluar, edhe ne Lindjen e zhvilluar (Kine, Japoni etj) roli i fese dhe i fetareve po tkurret dukshem, ndersa ne disa vende te varfera dhe te prapambetura ( vendet arabe, Afganistan, Bangladesh, Shqiperi etj) te pashpreset jane duke i kthyer syte gjithmone e me shume nga shpresa e fundit qe u ka mbetur: -  te Zoti. Ne emer te tij, njelloj si te krishteret gjate kohes se inkuzicionit, jane duke bere krimet me te medha. Rilindasit tane, duke njohur nivelin e shqiptareve te kohes, duke pasur parasysh edhe ndarjet e tyre ne 4 bashkesi fetare (synite, bektashinj, katolike dhe ortodokse) qe vinin dhe vene edhe sot e kesaj dite ne rrezik identitetin kombetar, u bene thirrje shqiptareve qe te kishin per fe te tyre, jo kishat dhe xhamiat, por Shqiptarine. Sot kjo thirrje e tyre eshte po aq aktuale sa edhe para 100 vjetesh. Dhe Muçi ben mire qe trajton kete teme pavaresisht se dikujt apo shumekujt i pelqen apo jo.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.