Fatos Klosi i përgjigjet Majkos në “Panorama”: Asnjëherë s'e kuptove luftën e Kosovës, urdhrat e tua penguan armët për UÇK

Postuar në 29 Prill, 2015 01:59

Ish-­kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaroi se ndihet i fyer nga reagimi i Pandeli Majkos për etiketimet e tij si veteran të Luftës në Kosovë. Klosi, iu përgjigj Pandeli Majkos duke i kujtuar se gjatë luftës së Kosovës në krye të qeverisë shqiptare ka penguar me urdhrat që jepte armatosjen e UÇK­së. Duke iu përgjigjur akuzës së Majkos se “Klosi nuk ka luftuar në Kosovë”, ish­kreu i SHISH i kujton atij se si atëherë edhe sot, nuk e ka kuptuar se si është bërë lufta e UÇK­së për çlirimin e Kosovës. Në një reagim me nëntë pika, Fatos Klosi i kujton Majkos, në atë kohë Kryeministër i Shqipërisë, se debatin me Isa Mustafën e bëri pas cilësimit të tij nga Kryeministri kosovar si kryespiun që ka bashkëpunuar me serbët. “Ti prapë gabon, kur debatin tim me Isën e mendon si debat shterpë me ‘heronj’ dhe ‘tradhtarë’ për luftën e Kosovës që janë në kohën dhe vendin më të keq, për momentin që kalon Kosova dhe shqiptarët në rajon”. Debati nuk është as për heronj as për tradhtarë, është për një çështje parimore të historisë moderne të Kosovës”, shkruan Klosi në reagimin e tij. Në lidhje me akuzat ndaj Rugovës, Klosi sqaron se nuk ka fyer Ibrahim Rugovën, por ka thënë se filozofia e tij u provua me luftën e UÇKsë se nuk mund të çonte në çlirimin e Kosovës. Klosi shkruan se Majko ka të drejtë kur thotë se “Klosi nuk ka luftuar me armë në dorë”, por sipas tij me këtë shprehje tregon se asnjëherë nuk e kuptove luftën e UÇK-­së, as atëherë kur ishe Kryeministër dhe me sa duket as sot akoma s’e ke të qartë.

 

http://www.panorama.com.al/klosi-perplasjet-e-mia-me-majkon-berishen-dhe-nanon-pandi-me-quajti-ne-mes-te-mbledhjes-trafikant-armesh/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.