I njëjti refren nga Brukseli, zgjedhjet sërish test për Shqipërinë. BE kërkon reforma serioze në gjykata dhe shëndetësi. Keqardhje për deklaratat nacionaliste të Ramës

Postuar në 29 Prill, 2015 15:24

Parlamenti Europian diskutoi mbi projektrezolutën e raportuesit Fleckenstein për Shqipërinë, ku u ripërsëritën detyrat për qeverinë, mes të cilave edhe zhvillimi demokratik i zgjedhjeve të qershorit. Pas diskutimeve dy eurodeputetët, Fleckenstein e Kukan dhanë opinionet e tyre mbi atë çka duhet të përmbushë Shqipëria për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.

Knut Fleckenstein:

Opinioni për progresin europian të Shqipërisë ka përcaktuar reformat e nevojshme që duhet të kryejë vendi  për të përmbushur kriteret për  hapjen e negociatave.  Ne kemi 12 prioritete kryesore dhe 5 në agjendë. Ka reforma të rëndësishme, por ato nuk mund të realizohen brenda një nate. Kërkohet vërtet një vullnet politik për zbatimin e tyre. Kërkohet forcimi i administratës, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformimi i gjyqësorit dhe forcimi i të drejtave të njeriut. Qeveria shqiptare i ka njohur këto sfida dhe ka filluar t'i zbatojë, por ato duhet të zbatohen seriozisht. Por nuk bëhet fjalë vetëm për një listë reformash. Duhet që qytetarët shqiptarë të ndjejnë efektet e reformave në shëndetësi, apo në gjykatë. Qytearët duhet të ndjejnë se vendi i tyre po afrohet gjithnë e më shumë pranë BE-së. Kemi përshëndetur vizitën e zotit Rama në Beograd, por na vjen keq për deklaratat e bëra gjatë një interviste, të cilat nuk ndihmojnë. Gjithsesi, kjo nuk është përfshirë në raport.

Eduard Kukan:

 Shqipëria ka bërë progrès, që duhet ta mbështesim. Politika konfliktuale është pengesa kryesore. Një dialog më i frytshëm nga të gjitha forcat politike është i nevojshëm. Politikanët në Shqipëri duhet të evitojnë kriza të tjera.  Integrimi është një përgjegjësi e përbashkët. Integrimi europian është një shans për vendin që të bëjë progres. Por duhet një vullnet më i madh politik për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe reformimit të sistemit të drejtësisë. Vendi do të zhvillojë zhgjedhjet lokale në disa javë. Zgjedhjet lokale do të jenë një test për reformën administrative por edhe për partitë politike për të parsë nëse ato respektojnë parimet dhe rregullat demokratike.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.