“Panorama” hap dosjen e Partisë Socialiste për shpenzimet: Në 2014-­ën shleu borxhet që mori në opozitë, shton shpenzimet për dietat

Postuar në 30 Prill, 2015 02:11

“Panorama” shkruan sot se Partia Socialiste gjatë vitit 2014 ka shpenzuar në total 86.5 milionë lekë. Sipas raportit vjetor të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partia kryesore e maxhorancës raporton se në një vit kalendarik ka pasur një ulje të donacioneve në krahasim më vitin e shkuar, në të cilin u zhvilluan zgjedhjet. Sipas “Panoramës”, gjatë vitit 2014, selia rozë ka arritur të mbledhë rreth 41 për qind më pak të ardhura nga kuotat e deputetëve, ndërkohë që tkurrje kanë pësuar dhe donacionet nga të tretët me 97 për qind. “Panorama” shkruan gjithashtu se gjatë vitit 2014, PS raporton se nga kuotat e deputetëve ka arritur të mbledhë rreth 5.2 milionë lekë, ndërkohë që një vit më parë shuma arrinte 8.9 milionë lekë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.