Ziadin Sela në VOA: Zgjedhje të parakohshme për zgjidhjen e krizës në Maqedoni, Ahmeti dhe Thaçi instrumente të Gruevskit

“Zëri i Amerikës” zhvilloi një intervistë me Kryetarin e Komunës së Strugës, Ziadin Sela, për të folur për krizën politike në Maqedoni, për faktorin shqiptar politik atje dhe çështjet që shqetësojnë popullatën shqiptare. Sela bën thirrje BDI-së që të dalë nga koalicioni qeverisës sa më shpejt. Zgjidhjen e krizës ai e sheh me zgjedhje të parakohshme, por ato thotë se duhet të bëhen nga një Qeveri Teknike, e cila do ta qonte vendin drejt zgjedhjeve. Ndryshe, ato do të ishin të pavlefshme. Ai ka akuzuar edhe kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin, që sikur Ali Ahmeti është partner strategjik i kryeministrit aktual Nikolla Gruevski. Sela ka folur edhe për akuzën ndaj Zoran Zaevit, ndërsa ka thënë se çfarëdo vendimi që shpall gjykata është i besueshëm në këtë situatë, kur sipas tij, edhe pas përgjimeve u dëshmua ndikimi që politika ka në gjyqësor.
Add new comment