Video/Incidenti në fushatën e Grida Dumës në Durrës

Një incident i ndodhur të premten gjatë një aktiviteti elektoral të kandidates Grida Duma në zonën e Shkozetit, ka tensionuar fushatën elektorale në qytetin bregdetar të Durrësit. Në mbrëmje, Partia Demokratike përmes deputetit Edmond Spaho, drejtuesi politik i fushatës në Durrës, ka denoncuar ngjarjen publikisht. Incidenti ka ndodhur kur kandidatja për Bashkinë e Durrësit Grida Duma dhe grupi që e shoqëronte janë futur në zonën e Shkozetit për të takuar banorë të saj. Por sipas tyre, në këtë moment një makinë me një flamur të Partisë Socialiste është futur mes njerëzve duke provokuar dhe shkaktuar kaos. Disa persona janë përplasur fizikisht dhe për pasojë një prej pjesëtarëve të stafit të Dumës edhe është gjakosur. Partia Demokratike ka bërë të ditur se ka kallëzuar në polici dhe Prokurori për ndjekje penale autorët e identifikuar të këtij incidenti të dhunshëm.
Pamjet e ofruara jane regjistruar nga një kamera e stafit të zonjës Duma.
Add new comment