“Vëmendja në fushatë elektorale shtyn reformat për në shtator” shkruan “Shekulli”

Postuar në 03 Maj, 2015 09:03

Aktiviteti parlamentar po zbehet për shkak të vendoreve. Ky është paralajmërimi që jep gazeta “Shekulli” që evidenton se zgjedhjet lokale të 21 qershorit po zhvendosin vëmendjen e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë te kërkimi i votave dhe jo diskutimi i projektligjeve në komisionet parlamentare. “Axhenda parlamentare ka nisur tashmë të kalojë në plan të dytë, edhe pse ende nuk ka nisur zyrtarisht fushata elektorale e cila, sipas njoftimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, hapet në 22 maj” shkruhet në artikull. Angazhimi për zgjedhje, sipas gazetës, ka bërë që të bllokohet procesi i diskutimeve për reforma të rëndësishme siç është ajo në drejtësi, por edhe reforma e arsimit, apo ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat duket se mbeten për t’u diskutuar në shtator, kjo për shkak edhe të pushimeve verore që pasojnë zgjedhjet e 21 qershorit.

Artikulli i plotë: http://shekulli.com.al/p.php?id=253733

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.