Edhe laboratorët e spitaleve do të jepen me konçesion. Projekti i Beqajt kundërshtohet nga mjekët

Postuar në 04 Maj, 2015 07:28

Pas kontrollit shëndetësor bazë për moshat 45-60 vjeç dhe mirëmbajtjen e paisjeve spitalore, Ministria e Shëndetësisë do të japë me konçesion edhe të laboratorëve spitalorë në vend. Gjatë një konference shkencore për biomjkesinë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj  tha se për këtë projekt kanë nisur diskutimet me stafet spitalore dhe grupet e interesit. Sipas tij edhe pse laboratorët e spitaleve publike do të menaxhohen me partneritet publik privat shërbimi për pacientët do të jetë falas. Dhënia me konçesion e laboratorëve spitalorë duket se do të kundërshtohet nga mjekët që kanë dalë sërish kundër nismës së ministrtrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.