“Hasanizimi”, reagon Meta në “Studio e Hapur”: Blushi e denigron Halilajn si Basha

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar dje se jo të gjitha deklaratat e deputetit Ben Blushi duhen marrë seriozisht dhe se jo të gjitha kritikat duhen neglizhuar. I ftuar në “News 24”, në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, Meta iu përgjigj dhe akuzave për hasanizimin e Shqipërisë. “Unë nuk kam dëshirë të komentoj mendimet e lira të një deputeti, siç është dhe zoti Blushi, sepse është e drejtë e çdo deputeti të japë mendimet e tij, të jetë edhe kritik. Por, në rastin konkret kemi të bëjmë me një absurditet skandaloz, për arsye se kam vënë re dhe intensifikimin e sulmeve nga zoti Basha për zotin Halilaj, duke dashur të denigrojë figurën e tij për shkak të kandidimit të tij në këto zgjedhje, kur e vërteta si për zotin Basha, si për zotin Blushi është një dhe vetëm një, që Hasan Halilaj ka treguar se është një njeri me shumë karakter, me shumë dinjitet, i cili nuk ka ardhur me LSInë sepse LSI-ja ishte në pushtet, përkundrazi. Ai ka ikur nga Partia Demokratike. Partia Demokratike ishte në pushtet dhe ai ka ikur 2 muaj para zgjedhjeve, kur nuk dihej se cili do të ishte fati i këtyre zgjedhjeve. Dhe ka ikur për një arsye që të gjithë qytetarët e Kukësit dhe jashtë Kukësit e dinë shumë mirë, sepse nuk pranoi presionet që i bënte Berisha, deputeti i Kukësit…” – tha Meta.
Comments
...po edhe ti po e denigron
<p>...po edhe ti po e denigron Blushin si Rama. Tani ku Hasani e ku Blushi. Hiqni Blushin dhe e zevendesoni me Hasanaj. Niveli juaj sipas 1 Prillit ...dhe Kuksi u zbraz drejt azilit!!? Palaco!</p>
Add new comment