Një shkrim në “Panorama” thotë se janë dorëhequr kandidatët demokratë të Këshillit Bashkiak që janë në vende jofavorizuese të listës

Postuar në 06 Maj, 2015 02:13

“Panorama”  shkruan sot se partitë politike kanë depozituar të hënën, deri në orët e vona të mbrëmjes, në KQZ listat e kandidatëve vetëm për 10 bashkitë kryesore, që me ndarjen territoriale kanë më shumë se një komision zonal të administrimit të zgjedhjeve (KZAZ). Sipas “Panoramës”  burime nga partitë politike bëjnë me dije se në KQZ kanë “prenotuar” vetëm datën e regjistrimit dhe numrin e protokollit, pasi listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë po diskutohen ende dhe po shikohen për të bërë të mundur zhvendosjen e kandidatëve në renditje. Të hënën, deri në orët e vona të mbrëmjes, Partia Demokratike nuk kishte hartuar ende listën përfundimtare të këshilltarëve bashkiakë të Tiranës, dhe ajo është kopsitur vetëm dje në mëngjes. Ndërkohë që listat e këshillave për bashkitë e tjera nga dy forcat politike po rishikohen sërish. Sipas Kodit Zgjedhor, afati i fundit ishte data 4 maj deri në orën 00:00 të mbrëmjes. Por duket se forcat kryesore kanë rënë dakord me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të plotësuar dhe rikorrigjuar në një kohë të dytë listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë në 61 bashkitë e vendit. Dje, disa prej kandidatëve të PD­së në Këshillin Bashkiak kanë dhënë dorëheqjen për shkak të vendeve jo favorizuese në listë. Nga kandidatët mësohet të jetë dorëhequr Gent Minarolli, ndërsa kreu i PBK, Adriatik Alimadhi, kërkon prej kreut të PD­së të rishikojë pozicionin e tij në listë ose do të tërhiqet nga marrëveshja. Prej burimeve nga PD bëhet e ditur se ka pasur dhe emra të tjerë në pjesën jofituese të listës që kanë dhënë dorëheqjen.

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

<p>Aman Lefteri jepi nje vend te sigurt kunatit te lulezimit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.