Për politikanët, përgjimet janë, një herë akte të kapjes në flagrancë dhe një herë tjetër akte të “të shikuarit prapa ferrave”. Komenti i kryeministrit për rastin e Shkodrës

Postuar në 07 Maj, 2015 08:00

Sot në Parlament është diskutuar edhe për përgjimin e kryeministrit në takimin me strukturat e PS-së në Shkodër, ku ndër të tjera jepeshin edhe porosi për zgjedhjet. Kryeministri vetë ka dhënë këtë përgjigje: “Meqë u hap tema e të shikuarit mbrapa ferrave dhe e përpjekjes për të kthyer përmbys një fakt që po e them si ka ndodhur, si ndodh dhe si do ndodhë. Ne nuk bëjmë mbledhje me administratën për fushatë. Këtu fillon ndryshimi i parë mes nesh dhe jush. Ne nuk i mbledhim drejtorët e administratës që t'u themi tani ju shteti, jeni partia, ne partia, jemi shteti kështu që ju duhet të mbushni mitingjet e kutitë tonë. Në mbledhjet tona janë të pranishëm edhe drejtorët e administratës që janë pjesë e strukturave të PS dhe që nuk vijnë aty si drejtorë. Në Shkodër, meqë i referoheni një materiali të nxjerrë dhe të shkëputur nga konteksti. Më parë ishim në një nga strukturat sektorët e suksesshëm të administrimit dhe një djalë i cili quhet Flauers Shoshi të cilin e keni vendosur ju, të cilin ne nuk e kemi lëvizur, por e kemi mbështetur se është një menaxher i shkëlqyer dhe mund ta pyesni a ishte në mbledhje me strukturat apo jo. Ashtu sikurse çdo drejtor që ka qenë aty dhe ka ardhur më pas dhe nuk është pjesë e strukturave të PS”. Mund të sillen dy vërejtje: së pari që kryeministri publikimin e përgjimeve e konsideron “të shikuar prapa ferrave”. Në vitin 2011 nuk kishte këtë mendim, por një mendim krejt tjetër(https://m.youtube.com/watch?v=lZqo030sDx8). Së dyti, kryeministri thotë se materiali i publikuar nga paraardhësi i tij, është nxjerrë nga konteksti. Më parë PS-ja deklaroi se bëhej fjalë për drektorë operativë për zgjedhjet, çka rezultoi Gënjeshtër. Vërejtja që bëhet është se kryeministri reagon njësoj si Ilir Meta dhe Sali Berisha, që u shprehën në janar të 2011-ës se videoja ishte montuar. Kë të besojmë?
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.