Shqiptarët së shpejti në protesta në Maqedoni për largimin e qeverisë aktuale, mbështetet dhe nga diaspora në Amerikë

Postuar në 08 Maj, 2015 09:07

Sipas agjencisë së lajmeve “INA” në Maqedoni, lëvizjet e reja opozitare politike po shqyrtojnë opsionin e protestave masive shqiptare. Po sipas asaj që raporton “INA”, ky do të jetë front i dytë por i ndarë i protestave antiqeveritare dhe në fokus do të ketë opsionin shqiptar. Këto protesta do të organizohen kryesisht nga lëvizjet e reja politike, ndër të cilat përmendet Lëvizja politike e Ziadin Selës. Kreu i kësaj partie gjatë qëndrimit në Uashington ka diskutuar edhe për këtë çështje, ndërsa diaspora shqiptaro – amerikane ka kërkuar që shqiptarët urgjentisht duhet të dalin në protesta antiqeveritare për të mbyllur të gjitha dilemat që kanë të bëjnë me çështjen e protestës ose jo, informon “INA”. Në këtë vijë pritet të jetë edhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) e cila ka finalizuar marrëveshjen e koalicionimit me Lëvizjen për reforma në PDSH. Por pritet që protestat e tilla të përkrahen edhe nga Lëvizja “Besa”. Protestat do të fokusohen kundër koalicionit aktual qeverisës VMRO-DPMNE dhe BDI, ndërsa në agjendën kryesore do të shpalosen kërkesa për largimin e qeverisë aktuale si dhe kërkesa kanë të bëjnë me çështjen e shqiptarëve, si zbardhja dhe lirimi i të burgosurve shqiptarë nga proceset e montuara si “Monstra”, “Sopoti” etj, avancimi i statusit të shqiptarëve përmes kërkesave kyçe për barazi, monitorim dhe përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare për reforma reale si dhe integrimi i shpejt i vendit në strukturat evroatlantike, etj.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>&quot;Shqiptart&quot; e Maqedonise dalin ne protesta here me flamuj arab e here me flamuj shqiptar, simbas rastit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.