Procedura të reja të Gjermanisë: azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor, që konsiderohen “shtete të sigurta të origjinës”, nuk kanë thuajse asnjë shans

Postuar në 09 Maj, 2015 03:20

Qeveria gjermane ka njoftuar procedurat e reja që do të ndjekë ndaj emigrantëve ilegalë, kryesisht atyre nga Ballkani perëndimor.  Në një tryezë pune të drejtuar nga Kancelarja Angela Merkel, ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, ka deklaruar se, në të ardhmen do të bëhet një dallim mes refugjatëve që kanë shanse të qëndrojnë dhe atyre “që duam të largohen nga vendi ynë”.  “Azilkërkuesit në Gjermani janë trajtuar deri tani pak a shumë njësoj, me përjashtim të disa kontigjenteve të veçanta, si të refugjatëve nga Siria. Kjo tani do të ndryshojë. Na nevojitet fuqia e diferencimit përmes procedurave të ndara, nga pranimi deri në kthim. Në të ardhmen duhet bërë dallim midis refugjatëve që kanë një shans të madh për të qëndruar dhe atyre për të cilët duam të largohen nga vendi ynë”, tha De Maiziere.  Ai shprehu shpresën që ky mesazh i takimit të nivelit të lartë të ketë edhe një efekt psikologjik në shtetet e Ballkanit. “Atje me siguri që perceptohet me shumë vëmendje ajo çfarë bëjmë ne”, vijoi ministri.  Sipas tij, në katër muajt e parë të këtij viti, gjysma e azilkërkuesve ka ardhur nga Ballkani Perëndimor, nga shtete që ose konsiderohen “shtete të sigurta të origjinës”, shkak për të cilin aplikuesit nuk kanë thuajse asnjë shans për të marrë azil, ose nga shtete si Shqipëria, shtetasit e së cilës kanë një kuotë pranimi nën dhjetë për qind. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.