Ministria e Jashtme notë proteste Greqisë për planin e kërkimit të naftës

Postuar në 09 Maj, 2015 06:37

“Balkanweb” njofton se Ministria e Jashtme shqiptare i ka dorëzuar ditën e premte një notë proteste Greqisë sa i përket planeve për kërkimin e rezervave të hidrokarbureve në detin Jon. Nota e protestës i është dorëzuar ambasadorit grek në Tiranë, Rokanas. Në notën e protestës të qeverisë shqiptare bëhet e ditur se zona e mbuluar nga këto kërkime përfshin pjesë të shellfit kontinetal të vendit fqinjë. Nota e protestës shkak për anulimin e takimit mes Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, mes ambasadorit shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi. Lëvizja diplomatike e ditës së premte është i fundit në konfliktin e vazhdueshëm mes Athinës dhe Tiranës sa i përket të drejtave të eksplorimit. Dy vendet nënshkruan një marrëveshje në vitin 2009 duke krijuar kështu një zonë ekonomike ekskluzive por duke vendosur edhe kufijtë detarë dhe shellfin kontinental. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese Shqiptare anuloi marrëveshjen pas veprimit të Edi Ramës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.