Shpëtim Gjikës i komunikohen akuzat shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

Shpëtim Gjika, kryetari i Bashkisë së Vlorës, shumë shpejt do t’i duhet të përballet përsëri me gjykatën. Prokuroria e Vlorës bën me dije se ditën e premte i ka komunikuar tre akuza. Mbi Gjikën janë ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, falsifikim i dokumentave në 7 raste dhe ndërtim i paligjshëm për një leje ndërtimi të dhënë në vitin 2011. Sqarohet se, të njëjtat akuza i janë komunikuar dhe Drejtoreshës së Urbanistikës, Dorjana Sula, ndërsa biznesmeni Artur Haxhi, do jetë në Prokurori në fillim të javës së ardhshme, për të njohur akuzën. Pritet që brenda pak ditësh, Prokuroria të dorëzojë në gjykatë dosjen, duke përfunduar në këtë mënyrë hetimet e nisura në vitin 2013. Policia e arrestoi Gjikën në datën 6 Shkurt të këtij viti, pasi kishte dhënë lejë të jashtëligjshme për ndërtimin e një pallati 11 katësh në qendër të qytetit bregdetar. Atij iu vendosën prangat në afërsi të banesës së tij në zonën Ujit të Ftohtë. Kjo është hera e dytë që Prokuroia dërgon në gjyq Shpëtim Gjikën për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikm të dokumetave zyrtare.
Add new comment