Ekspertët e ekonomisë, platformë me zgjidhje për nxitjen e kreditimit në Shqipëri

Një ekip ekspertësh të ekonomisë pritet të dalin me një paketë propozimesh për nxitjen e kreditimit në vend. Sipas ish-ministrit të Financave, Arben Malaj platforma merr parasysh faktin se kreditimi është një mënyrë që ekonomia të ecë para dhe ndaj I duhet kushtuar vëmendje problematikës së uljes së tij për shkak të kredive me probleme. Ai jep edhe disa propozime konkrete se si mund të arrihet kjo. “Ka sektorë të ekonomisë ku kredia mund të jepet sepse kanë shkallë më të lartë, dhe mund të mbahet e bllokuar në sektorë ku kreditë janë më problematike. Mund të ndiqen politika të caktuara për t’i nxitur bankat që të pastrojnë një pjesë të bilancit të tyre jo duke e kaluar në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, por duke e shtrirë më mirë në kohë. Mundet që të ketë kredi që nuk kanë një shpresë aktive dhe duhen fshirë” shprehet Malaj për “Ora News”.
n.k
Add new comment