Pas aksionit, Gruevski del para mediave: “Ishte skenar për destabilizimin e Maqedonisë”

Postuar në 10 Maj, 2015 09:41

Pasi policia ka konfirmuar përfundimin e aksionit policor në Kumanovë me bilanc dramatik 22 viktima, kryeministri  Nikolla Gruevski ka dalë për herë të parë para mediave për të dhënë qëndrimin e tij. Synimi i grupit të armatosur, sipas kryeminstrit, ishte destabilizimi i Maqedonisë.

“I falënderoj të gjithë policët të cilët kanë marrë pjesë në këtë operacion, më i komplikuari deri më tani. Grupi nuk gjeti mbështetjen e popullatës. Kjo s’është përleshje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por i atyre që e ruajtën kushtetutën dhe shtetin dhe atyre që e sulmuan atë. Qëllimi i tyre ishte destabilizimi i Maqedonisë. Ka pasur koordinim ndërmjet institucioneve të shtetit, ndërmjet policisë dhe ushtrisë. Koha e veprimit ishte bërë në momentin e duhur. Rreth 30 terroristë, pas luftimeve janë dorëzuar. Të njëjtët janë arrestuar dhe do të gjykohen në Maqedoni. 14 trupa të personave të grupit janë gjetur të vdekur dhe po mësohet identiteti i tyre. Një numër i konsiderueshëm prej tyre janë pjesë e sulmit në Gushincë”, tha Gruevski, raporton “TCH”.

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=298818#k1

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.