Grimca filozofike në fushatë...

Fushata ka nisur dhe lejtmotivi i saj është: punë, punë dhe zhvillim nga mazhoranca. Shkatërrim dhe krim, është mesazhi që vjen nga opozita për qeverisjen. Është një këngë që ka një çerek shekulli që po dëgjohet. Meqenëse politika është specializuar në adoptimin e këtij roli, edhe kur thjesht situata është ku thërret qameti, është e qartë se nga një përpjekje për të bindur qytetarët se me të vërtetë diçka do të ndryshojë, fushata po transformohet në një lloj shfaqejeje parlamentare, apo si dasma e Gjinos, ku të gjithë thumbojnë dhe hedhin rromuze. Po sjellim disa prej këtyre “sentencave”, të bëra para nisjes së vapës, meqenëse ato flasin më shumë sesa projektet e “lugës së floririt” që e kanë bërë Shqipërinë t’i duket shumëkujt si ishull i thesarit. Kjo edhe si një apel për të pranuar padrejtësinë që i është bërë një politikani që thirret në rrjetet sociale si “filozof”, kur këtë meritë e kanë shumë të tjerë.
Tërmet Peçi kandidat në Tepelenë: “Ne të gjithë së bashku do të punojmë ditë dhe natë për të garantuar fitoren publiçitare të koalicionit tonë”
Lulzim Basha: “Modeli im i zhvillimit, trashëgimi për Tiranën???!!!”
“Rilindja ka një parrullë, imja imja, e jotja e imja”
Erjon Veliaj: “Saimir Tahiri...duhet të hyjë në histori për iniciativat dhe aksionet që ka ndërmarrë për rendin”
Halim Kosova: “Mjerë ajo qeveri dhe ajo Bashki që nuk bën atë që duhet për rininë”
Koço Kokëdhima: “Ksamili ka një sipërfaqe 1200 hektarë. Ish pronarët atje kanë fituar nga qeveria e Saliut 2400 hektarë, përfshi dhe Amfiteatrin e Butrintit”
“Himara e re është 500 km2. Himara e mëparshme ishte 90 km2”
Edi Rama: “Ne shqiptarët jemi një popull i bukur, sepse na këndon zemra”
“Mbas 1 mijë vitesh do të kenë 24 orë ujë të gjithë ata që vinë pushojnë në Dhërmi, ky është lajm shumë i mirë”
Halim Kosova: “Sa të bëj një replikë, mendoj një zgjidhje”
Edi Rama: “65% e grave dhe vajzave shqiptare, mbështesin Aleancën për Shqipërinë Europiane. Se gratë e dinë mirë se cili është drejtim i duhur”
***
“Hapi ynë s’do mund të ndalet asnjëherë...” – Nga kënga e LRI-së për fushatën
***
“Ramës kur i vjen humbja laget apo e bën sh…..në derë të shtëpisë!”. Stefan Çipa, cituar nga Sali Berisha
“Rilindja ka humbur gjatë rrugës të gjitha virtytet, që e sollën në pushtet... Shqipërinë nuk po e hasanizon Hasani, por fatkeqësisht po e hasanizon Rilindja” – Ben Blushi
***
“Kam ca fiq te shpia, dua të bëhem si Erion Velia”. Një kryetar organizate i PS-së, cituar nga kandidati i preferuar i socialistëve për Tiranën, Pandeli Majko.
Comments
Bir Selman i nenes, ke te qaj
<p>Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare, tet ate qe me la, apo borxhet qe la vare.</p>
Add new comment