Vlerësimi global për arsimin. Shqipëria nga 76 vende të testuara renditet në vend të 63-të. Në rajon më keq është Maqedonia

Postuar në 13 Maj, 2015 09:45

Think tanku OECD ka organizuar një vlerësim global për shkollat, bazuar në testimin e kryer në 76 vende. Testimi përfshin vende me nivel të ndryshëm zhvillimi dhe merr për bazë matematikën dhe shkencat. Sipas këtij vlerësimi në krye të listës janë vendet aziatike: 1. Singapor, Hong Kong, Korea e Jugut, Japonia, Taivani. Finlanda renditet në vend të gjashtë dhe vendi i parë perëndimor për t’u pasuar nga Estonia, Zvicra, Hollanda, Kanadaja, Polonia dhe Vietnami. Shqipëria është mes vendeve afrikane, në vend të 63-të dhe në rajon lë pas vetëm Maqedoninë. Mali i Zi, Serbia, Greqia dhe Bullgaria janë vendet 40-50. Italia fqinje renditet në vendin e 28-të. Sllovenia nderon Ballkanin me vendin e 18-të, më lart se Britnia, Austria apo edhe SHBA.

http://www.bbc.com/news/business-32608772?ocid=socialflow_facebook

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.