“Koha Ditore”/ 11 persona dhe 50 organizata jo qeveritare kanë përgjegjësinë kryesore për kultivimin dhe përhapjen e ekstremizmit fetar në Kosovë

Postuar në 16 Maj, 2015 01:13

“Koha Ditore” shkruan sot se janë 11 persona dhe 50 organizata joqeveritare të cilat kanë përgjegjësinë kryesore për kultivimin dhe përhapjen e ekstremizmit fetar në Kosovë. Ekrem Avdiu, Shefqet Krasniqi, Enes Goga, Lukman Neziri, Kastriot Duka, Faruk Lohaj, Mazllum Mazllumi, Selatin Shala, Shaban Shabanaj, Jeton Raka, Shukri Aliu, dyshohet se kanë shtrirë dhe kultivuar selefizmin. Shumica prej tyre vitin e kaluar janë arrestuar si të dyshuar për rekrutim me qëllim të kryerjes së veprave terroriste, përcjell Koha.net. Kastriot Duka vite më parë është deportuar nga Kosova, ndërsa Shukri Aliu është vrarë në Maqedoni. Financues kryesorë të ekstremizmit kanë qenë shumë organizata: “Al- Haramanei”, “IWC”, “KOFF”, ”ISTAMBULL”, që janë larguar nga Kosova duke lënë pas vetes “larvat” nëpërmjet themelimit të OJQ-ve “Gjurma”, ”Fondakos”, “Sfera”, “Kalliri i mirësisë”, “Njëanshmëria”, ”Krenaria”, “Realiteti”, “Kur’an”, “Rahm Amercy” ,”Al Waqf Al Islam”.

“Koha Ditore” shkruan se ka siguruar një raport në detaje të Inteligjencës së Njësisë kundër terrorizmit të Policisë së Kosovës, që u është dorëzuar organeve të tjera, përfshirë Qeverinë në vitin 2013.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Dhe ju mendoni se CIA nuk dijne asgja ?!?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.