Vatikan/ Papa Françesku cilëson presidentin palestinez, Mahmud Abbas si “mentor i paqes”

Postuar në 16 Maj, 2015 11:05

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas u cilësua nga papa Françesku si “mentor i paqes” gjatë një takimi mes dy krerëve në Vatikan, një ditë para lumturimit të dy shenjtorëve palestinez, njoftoi një gazetar. Takimi privat, gjatë të cilit Abbas dhe papa Françesku shkëmbyen dhurata në një atmosferë të ngrohtë, zgjati 20 minuta. Presidenti, Abbas do të marrë pjesë të nesër në mëngjes në lumturimin e Mariam Baëardit (1846-1878), themeluese në Betlehem e manastirit të parë të Palestinës dhe Marie-Alphonsine Ghattas (1843-1927). Një marrëveshje në kuadër të të drejtave të Kishës Katolike në territoret palestineze, në negociata që prej 15 vjetësh, do të nënshkruhet në të ardhmen mes Vatikanit dhe Shtetit të Palestinës”, njoftoi disa ditë më parë në Selinë e Shenjtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.