Ben Blushi banorëve në Lagjen e Trimave në Kumanovë: Jetoni në një shtet të pabesë

Postuar në 19 Maj, 2015 07:54

Lagja e Trimave në Kumanovë kishte sot një vizitor të pazakontë, deputetin socialist Ben Blushi. Ai ka takuar disa banorë të zonës që u bë një arenë luftimi pak ditë më parë. Deputeti Blushi tha se qëllimi i vizitës së tij ishte të shikonte gjendjen e civilëve të pafajshëm të goditur nga një shtet i pabesë.

“Iu kanë cënuar pronat dhe dinjitetin njerëzor. Iu kanë cenuar pabesisht dhe padrejtësisht. Kur shteti është i pabesë, ky është fundi i tij. Ajo që ndodhi në Kumanovë është e frikshme. Maqedonia sot ka një problem delikat me demokracinë e vet. Nuk është një shtet demokratik, por autokratik. Rasti i Kumanovës dëshmoi se shqiptarët kanë një krizë përfaqësimi në raport me qeverinë që e drejtojnë, por dhe tek partitë shqiptare. Ne s’mund t’u themi se kujt duhet t’i besojnë, por si shteti dhe si parlament duhet të mbështesim demokratët mes shqiptarëve të Maqedonisë”, tha Blushi.

a.k

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Kapelen Blush, kapelen.&nbsp;</p><p>Ke guxuar me shume se cdo politikan tjeter shqiptar.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.